02 Maj 2024

Hoxhaj merr pjesë në varrimin e Princit të Arabisë Saudite

Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar sot për në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi të Princit të kurorës mbretërore të këtij shteti, Sultan bin Abdul Aziz Al Saud.

Princi i kurorës, Sultan bin Abdul Aziz Al Saud, ka ndërruar jetë me 22 tetor, ndërsa ceremonia mortore për nder të tij, pritet të zhvillohet nesër dhe në të do të marrin pjesë burrështetas nga mbarë bota.

Mbretëria e Arabisë Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës me 20 Prill 2009, ndërsa marrëdhëniet miqësore, në të gjitha segmentet e jetës, mes dy vendeve po thellohen në vazhdimësi.

Autoritetet saudite po japin një kontribut të çmuar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)