12 Janar 2025

Hoxhaj merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut

Shkup, 18 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë sot në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5), që po zhvillohet në Shkup.

Ky takim, me temën “Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të A5, para samitit të radhës së NATO-s”, shënon 10 vjetorin e nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, promovon paqen, bashkëpunimin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit, duke qenë edhe në shërbim të proceseve integruese euroatlantike të rajonit.

Në takim po marrin pjesë ministrat e jashtëm dhe përfaqësues të lartë politik nga vendet anëtare të Kartës së Adriatikut dhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker.
 
Gjatë takimit, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të mbajë një fjalim para të pranishmëve.

Në këtë takim do të diskutohen aktivitetet e parapara sipas planit aksional të kryesimit të Maqedonisë si dhe modalitetet për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të Kartës së Adriatikut A–5, në prag të samitit të radhës të NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)