18 Maj 2024

Hoxhaj merr përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Vjenë, 22 nëntor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është pritur sot nga zëvendeskancelari dhe ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Michael Spindelecker.

Në këtë takim është folur për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, për ndihmën që Austria mund t’i jap Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian si dhe në shtimin e njohjeve për Republikën e Kosovës.

Në të gjitha këto çështje, ministri Hoxhaj ka marr mbështetje të pakursyer nga zëvendeskancelari i Austrisë, Spindelecker. 

 

Ministri Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e marrjes së udhërrëfyesit nga Bashkimi Evropian, që do të mundësonte hapjen e një kapitulli të ri në lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Në këtë pikë, zëvendeskancelari Spindelecker ka theksuar se do të përkrah Republikën e Kosovës në arritjen e këtyre synimeve.

“Ne si austriak gjithmonë kemi përçuar sinjale në përkrahje të Kosovës, përkrahim këtë shtet të ri në Ballkanin Perëndimor, ajo që vlen sot për fqinjët e saj, duhet të vlej një ditë për Kosovën. Tek çështja e vizave, përfundimi duhet të jetë që kosovarët të udhëtojnë në gjithë Evropën pa viza."

"Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, dhe rruga deri atje duhet të përshkohet me përmbushjen e kritereve, por edhe gatishmërinë e Evropës për këtë proces. Se si ta realizojmë këtë,  ne kemi diskutuar këtë në takim. Ne do t’i bëjmë disa hapa. Sot kam siguruar mikut tim Enver Hoxhaj që ne si austriak do të jemi shërbim të kësaj çështje”, ka paralajmëruar zëvendeskancelari Spinddenlecker , pas takimin në një konferencë për medie.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj ka kërkuar ndihmën e Austrisë dhe të Bashkimit Evropian që të shtohet presioni mbi Serbinë për largimin e strukturave ilegale nga Republika e Kosovës, si parakusht i vetëm për paqe dhe stabilitet në Ballkan.

“Nuk ka asnjë shtet tjetër në Evropë, përveç Serbisë që përmes grupeve paramilitare, strukturave ilegale mundet të administrojë një pjesë të territorit të një shteti tjetër. Ne kemi kërkuar përkrahjen e Austrisë dhe Evropës në mënyrë që t’i bëhet Serbisë më shumë presion, që këto struktura të largohen nga Kosova. Që të ketë një integrim të serbëve, sipas planit të Ahtisarit”, ka theksuar ministri Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit të tij në Austri, ministri Hoxhaj ka takuar shumë personalitete publike dhe politike në Austri. Ministri Hoxhaj po ashtu ka mbajtur një Ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ku para shumë diplomatëve, profesorëve  dhe studentëve ka folur për shtetndërtimin e Kosovës dhe rrugën e saj Evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)