Hoxhaj lobon tek shtetet evropiane, njohjet për Kosovën afër
Bruksel, 9 maj Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka lobuar për njohjen e Kosovës nga pesëshja evropiane, në kuadër të zhvillimit të punimeve të Konferencës Ministrore BE-Ballkani Perëndimor në Selanik të Greqisë, që ka shënuar njëherësh edhe 10 vjetorin e Agjendës së Selanikut.
Krahas kërkesës për njohje të ministrit Hoxhaj në fjalën e tij para ministrave të jashtëm të BE-së dhe atyre nga Ballkani, ai ka takuar ndaras edhe ministrat e jashtëm të katër vendeve të BE-së, atë të Greqisë, Evangelos Venizelos, ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Titus Corlatean, të Sllovakisë, Miroslav Lajcak dhe të Qipros, Ioannis Kasoulides.
Në këto takime është konfirmuar përparimi dhe zhvillimi që ka bërë Kosova në rrugën evropiane, veçmas tani me përmbylljen e negociatave për MSA-në, duke u theksuar njëherësh se përtej vendimeve individuale të shteteve për njohje, perspektiva e Kosovës drejt BE-së do të përkrahet në bllok.
Ministri Hoxhaj ka falënderuar homologët nga këto vende për përkrahjen e Kosovës në agjendën e saj integruese, duke u shprehur i bindur se pozicioni i këtyre vendeve karshi Kosovës në katër vitet e fundit ka ndryshuar dukshëm, duke mos përjashtuar njohje të afërt.
Krahas angazhimeve të mia dhe MPJ-së në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës përmes qasjes bilaterale dhe multilaterale, një angazhim shtesë ka qenë lobimi tek pesëshja evropiane, ku mund të them se sa i përket raporteve me Kosovën, kanë mbetur vetëm vendimet formale të tyre për njohje. Besoj që edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vonoj, ka thënë Hoxhaj.
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në këtë konferencë me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Venizelos, vendi i të cilit udhëheq me Presidencën evropiane.
Hoxhaj po ashtu ka takuar edhe komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule ndërsa