11 Maj 2025

Hoxhaj: Kosova faktor i paqes në rajon

New York, 27 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në takimin ministror të vendeve anëtare të Kartës SHBA- Adriatik (A5).

Nën kryesimin e Malit të Zi, Kosova, Serbia dhe Gjeorgjia u ftuan në këtë takim në cilësinë e shteteve vëzhguese, por ishin të pranishëm edhe ministrat e Jashtëm të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Takimi kishte për qëllim koordinimin më të mirë të aktiviteteve ndërmjet vendeve të A5 dhe shteteve baltike (B3 - Letonia, Lituania dhe Estonia), para Samitit të NATO-se, që do të mbahet në vjeshtën e vitit 2014.

Në këtë takim, Departamenti Amerikan i Shtetit është përfaqësuar nga ambasadori Philip Reeker, i cili shprehu bindjen se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bazament i qëndrueshëm për paqe dhe siguri në rajon.

Ministri Enver Hoxhaj theksoi se rajoni do të kujtojë vitin 2013 nga dy zhvillime historike, anëtarësimi i Kroacisë në BE dhe nga marrëveshja Kosovë-Serbi.

Ministri Hoxhaj po ashtu tha se Kosova nuk paraqet kërcënim për askënd, por përkundrazi është faktor paqeje, e konfirmuar edhe nga vet NATO.

“Kosova synon relacione kontraktuale me NATO-n si vend, popullsia e të cilit ka përkrahjen më të madhe publike për aleancën veriatlantike të NATO-së”, theksoi ministri Hoxhaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)