12 Janar 2025

Hoxhaj konfirmon hapjen e ambasadës së Kosovës në Panama

New York, 29 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në New York është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Panamasë, Fernando Núñez Fábrega.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka rikonfirmuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e ambasadës së parë të Kosovës në Amerikën Latine, pikërisht në Panama.

Në këtë kontekst, Hoxhaj tha se hapja e ambasadës në Panama City, është shprehje e vullnetit të Qeverisë së Kosovës për nisjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve bilaterale me Panamanë, si dhe me shtetet e tjera në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka kërkuar mbështetjen e Panamasë në përmbylljen e procesit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Panamasë, Fernando Núñez Fábrega, falënderoi ministrin Hoxhaj për vizitën e zhvilluar në Panama para tre javësh, ku u vendosën edhe marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Fábrega po ashtu vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Panamasë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)