12 Janar 2025

Hoxhaj kërkon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin

Lubjanë, 26 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot në Lubjanë një takim me delegatin Apostolik të Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, i cili është Nunci Apostolik për Slloveni.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka informuar Nuncin Apostolik  për progresin në Kosovë, me theks të veçantë për rëndësinë e vendimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, si kornizë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen tradicionale që ka dhënë Selia e Shenjtë.

Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj, përsëriti kërkesën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e shumanshëm të bashkëpunimit tradicional me Selinë e Shenjtë.

Delegati Apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke premtuar mbështetjen e fuqishme të Selisë së Shenjtë për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)