14 Janar 2025

Hoxhaj kërkon shtimin e investimeve finlandeze në Kosovë

Helsinki, 31 mars – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Helsinki, është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Erkki Tuomioja.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e njoftoi homologun finlandez për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar. 
 
Ministri Hoxhaj, në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, falënderoi Finlandën për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, përfshirë edhe mbështetjen në agjendën evropiane, me theks të veçantë në përfundimin e procesit të MSA-së dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
 
Gjatë takimit, u tha se Finlanda i ka dhënë theks të veçantë politikave zhvillimore në Kosovë, dhe se kjo përkrahje do të vazhdojë përmes prezencës së saj në përkrahje të zhvillimeve politike dhe sociale.
 
Ministri i Punëve të Jashtme i Finlandës, Erkki Tuomioja, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar rëndësinë që ka për Finlandën progresi i Kosovës në rrugën evropiane.
 
Tuomioja tha se për Finlandën, agjenda evropiane e Kosovës është një prioritet i politikës së saj të jashtme.
 
Ministri Hoxhaj e informoi homologun finlandez edhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe rezultatet që janë shënuar në këtë proces, duke ritheksuar qëndrimin e Kosovës së normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve do të ndodhë në momentin kur Serbia do ta njeh Kosovën.

Ministri i Jashtëm i Kosovës gjithashtu theksoi rëndësinë e shtimit të investimeve finlandeze në Kosovë, ndërkaq të dy ministrat shprehen gatishmërinë për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik, në të ardhmen e afërt.

Gjatë katër vjetëve të fundit, Finlanda ka dhënë 38 milionë Euro për bashkëpunimin zhvillimor në Kosovë dhe Finlanda mbetet e përkushtuar për të vazhduar përkrahjen në projektet zhvillimore në Kosovë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)