15 Janar 2025

Hoxhaj kërkon njohjen nga Vatikani

Vatikan, 14 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur një vizitë dy ditëshe në Itali, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Qeverisë italiane, si dhe të Selisë së Shenjtë.

Të hënën, shefi i diplomacisë kosovare ka takuar Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Selisë së Shenjtë, Monsignor Dominique Mamberti, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, të arriturat dhe sfidat, si dhe fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e Kosovës në një të ardhme të afërt nga Vatikani.

“Gjatë ditës së sotme kam takuar Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Vatikanit, Monsignor Mamberti. Ka qenë një takim miqësor dhe shumë i përzemërt. Qëllimi kryesor i takimit ka qenë ta informojë për zhvillimet kryesore në Kosovë, ndërsa në këtë takim kam ripërsëritur kërkesën për njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë, në një të ardhme të afërt”, ka thënë Hoxhaj.

Shefi i diplomacisë kosovare ka vizituar edhe më herët Selinë e Shenjtë në përpjekje për të shtyrë përpara agjendën lobuese dhe siguruar njohjen nga Vatikani.

Gjatë qëndrimit në Itali, ministri Enver Hoxhaj do të takojë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së re të këtij shteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)