12 Janar 2025

Hoxhaj kërkon njohjen nga Maroku

New York, 30 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në New York ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Marokut, Saad Dine El Otmani.

Gjatë takimit, Hoxhaj e ka informuar homologun nga Maroku për progresin që po arrihet në shtetin e Kosovës, me theks të veçantë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. 

Ministri Hoxhaj ndër të tjera foli edhe për avancimin e vazhdueshëm të procesit të njohjeve, si dhe për stabilitetin politik dhe ekonomik në vend.

Ministri i Punëve të Jashtme i Marokut, Saad Dine El Otmani e përgëzoi ministrin Hoxhaj për progresin në shtet ndërtimin e Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe ministri El Otmani gjatë bisedës kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me njohjen e Kosovës si dhe vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)