Hoxhaj kërkon njohjen nga Jemeni
Sana'a, 28 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Jemen. Atje, ministri Hoxhaj është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi.
Fillimisht, ministri Hoxhaj ka njoftuar ministrin Abu-Bakr Al-Qirbi për progresin e arritur në Kosovë, për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës si dhe për përparimet në integrimet Evropiane.
Ministri Hoxhaj ka njoftuar atë edhe për marrveshjën e fundit të arritur në Bruksel ndrëmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në normalizimin e marrdhënieve bilaterale.
Sipas, tij, tashmë asnjë shtet nuk ka arsyje që të shtyjë vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës. Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka dorëzuar zyratrisht ministrit Abu-Bakr Al-Qirbi kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosocvës, duke kërkuar nga ky shtet, që ti bashkohet më shumë se gjysmës së shteteve anëtare të OKB-së, që tashmë e njohin realitetin gjeopolitik në Ballkan.
Nga ana tjëtër, ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi tha se Kosova e meriton njohjën ndërkombëtare, dhe se Jemeni është në fazën finale të njohjës së Kosovës.
Ai ka parlajmëruar se kjo do të ndodh shumë shpejt, pasi të kalohet përmes disa procedurave të brendshme të Qeverisë së Jemenit.
Ministri Al-Qirbi shpalosi pikpamjet e tij për zhvillimet dhe tranzicionin politik në Jemen, duke shprehur shumë interesim për karakterin e sistemit politik të Kosoves, si dhe mësimet që Jemeni mund të marr.
Ai po ashtu është interesuar edhe për procesin e hartimit të Kushtetutës, sistemin zgjedhor, rregullimit të sistemit inklusive politik, rregullimin e sektorit të sigurisë, dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në Republikën e Kosovës, të cilat mund të shërbejnë si model në Jemen.
Të dy ministrat u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin politik, ekonomik, dhe socio-kulturor. Ministri Hoxhaj gjatë ditës do të zhvillojë takime edhe me përfaqës të lartë të këtij shteti. Kjo është vizita e parë e një ministri të Punvëe të Jashtme të Kosovës në këtë shtet.