14 Janar 2025

Hoxhaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Strasburg, 25 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur vizitën në Strasburg të Francës, për ta shtyrë përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Paradite, Ministri Hoxhaj është takuar me kreun më të lartë të këtij institucioni, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen që ka dhënë Këshilli për Kosovën gjatë këtyre viteve.

Ministri Hoxhaj e njoftoi Sekretarin Jagland për zhvillimet në Kosovë, përparimin në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe për progresin e arritur në dialogun me Serbinë.

Temë diskutimi ndërmjet Hoxhajt dhe Sekretarit të Përgjithshëm ishte dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimi në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë kosovare, Hoxhaj e njoftoi Sekretarin Jagland me synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, duke thënë se Kosova është një vend që mishëron parimet e Këshillit të Evropës, siç janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

“Shumica e vendeve anëtare e Këshillit të Evropës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për më shumë, marrëveshja e 19 prillit me Serbinë është argument shtesë pse Kosova duhet të aplikojë dhe të jetë anëtare e Këshillit të Evropës pasi ka zgjidhur shumë çështje të hapura me Serbinë. Kjo marrëveshje qartazi thekson se asnjëra palë nuk do të bllokojë rrugëtimin drejt Evropës. Si pjesë e këtij rrugëtimi është anëtarësimi në KiE, që për ne është si hap ndërmjetës drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Enver Hoxhaj shprehu vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit me zyrën e KiE-së në Kosovë.

Në fund, të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë intensifikimin e bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)