26 Dhjetor 2024

Hoxhaj dhe Roćen nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi

Podgoricë, 30 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Mal të Zi ka nënshkruar tri marrëveshje ndërshtetërore bashkëpunimi me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane të Republikës së Malit të Zi, Milan Roćen.

Ministri Hoxhaj dhe Ministri Roćen kanë nënshkruar Marrëveshjen për ripranimin (Kthimin dhe Pranimin) e personave që janë pa leje qëndrimi, Marrëveshjen për regjistrimin e mëvonshëm të personave të zhvendosur nga Kosova me qëndrim në Mal të Zi, në regjistrat themeltarë dhe në regjistrin e shtetasve të Republikës së Kosovës si dhe Marrëveshjen për ripranimin e personave, hyrja dhe qëndrimi i të cilëve është joligjor.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është konsideruar një hap drejt përmbushjes së kritereve integruese evropiane dhe tregues i faktit se dy shtetet tashmë janë të gatshme për përmbylljen e procedurave integruese në Bashkimin Evropian.

Sot, e enjte, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të udhëtojë në Lituani, ku do t’i bashkëngjitet Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Ministri Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Lituani, do të zhvilloj takime të shumta me ministra të Punëve të Jashtme të Evropës dhe shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)