Hoti dhe Vuçiq konfirmojnë vazhdimin e Dialogut Prishtinë - Beograd
Ata gjithashtu u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse.
Në këtë drejtim, dokumentet e rëna dakord së fundmi në Uashington, D.C., duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me Dialogun, të ndërmarra nga të dy palët mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.