Holonde ndahet nga zonja e parë
Paris, 26 janar - Pas shumë polemikave më në fundit presidenti i Francës, u nda zonja e parë e këtij vendi. Francois Hollande, ka konfirmuar ndarjen e tij nga partnerja Valerie Trierueiler.
Ai i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP se jeta e tyre e përbashkët ka marrë fund. Dy javë më parë, revista franceze Closer ka publikuar fotografi, të cilat tregonin se Hollande ka lidhje të afërt me aktoren Julie Gayet. Zonja Trierueiler ka kaluar një javë në spital pas këtyre zbulimeve. Presidenti Hollande nuk e ka mohuar kurrë aferën me aktoren dhe ka premtuar se do ta sqarojë situatën para vizitës së tij zyrtare në Uashington, më 11 shkurt.