Hollande mbështet Juncker-in për kryetar të KE-së
Bruksel, 22 qershor - Presidenti francez Francois Hollande ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e ish-kryeministrit luksemburgas Jean-Claude Juncker për postin e kryetarit të KE-së.
Edhe Gjermania e mbështet kandidaturën e Juncker-it, por Britania e Madhe është kundër.
Juncker-i është kandidati i konservatorëve, që kanë dalë të parët në zgjedhjet e Parlamentit Europian muajin e kaluar.
Të shtunën Hollande u takua me tetë kryeministra të BE-së dhe zëvendëskancelarin gjerman, duke bërë të ditur se ata ranë dakord që të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve europiane.