Hollande dhe Merkel, thirrje Greqisë të vazhdonj përpjekjet e saj
Berlin, 24 gusht - Presidenti francez, François Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i bënë thirrje të enjten në Berlin Greqisë të vazhdonte përpjekjet e saj për rimëkëmbjen buxhetore, bënë të ditur burime mediatike gjermane.
\"Ne duam, unë dua që Greqia të qëndrojë në eurozonë\", deklaroi kreu i shtetit francez duke shtuar se i takon grekëve ta sigurojnë me përpjekjet e nevojshme.
Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh lidhur me Greqinë se ishte e rëndësishme që të gjithë të mbanin premtimet e tyre dhe deklaroi se donte të inkurajojnte vendin në vazhdimin e reformave.
Merkel shtoi gjithashtu se shpresonte në arritjen e raportit të trojkës (BE-Banka Qëndrore Evropiane-Fondi Monetar Ndërkombëtar) para çdo vendimi të mëtejshëm për ndihmë ndaj Greqisë.
Ky takim mes kancelares gjermane dhe presidentit francez përbën një etapë të re të baletit diplomatik në të cilin mund të vendoset një lehtësim i kushteve për të ndihmuar Greqinë në këmbim të rimëkëmbjes së saj financiare.