Holland kërkoi zbatimin e vendimeve të samitit evropian
Paris, 26 korrik - Presidenti francez, François Hollande kërkoi të mërkurën gjatë këshillit të ministrave një zbatim sa më të shpejtë dhe të vendosur të vendimeve të samitit evropian në muajin qershor për zonën euro, sipas zëdhënëses së qeverisë, Najat Vallaud-Belkacem.
\"Mesazhi i presidentit në thelb është që shtetet duhet të kenë një reaktivitet ekuivalent me atë të tregjeve\'\', deklaroi Najat Vallaud-Belkacem, në përfundim të këshillit.
Përsa i përket vlerësimit negativ nga agjencia e vlerësimit Moody\'s për disa vende evropiane duke përfshirë dhe Gjermani, propozimi ishte për të relativizuar gjerat\'\', shtoi ajo.