Holandezët e njohin Beogradin si qytet të Kosovës
Amsterdam, 25 nëntor - Për holandezët Beogradi është qytet në shtetin e Kosovës.
Se cili është kryeqyteti i Serbisë e dinë edhe më të vegjlit, por jo edhe web faqja holandeze ANWB, i cili u ndihmon shoferëve për të mos humbur në rrugët ndërkombëtare, raporton tabloidi serb Kurir, sipas të cilit holandezët jo vetëm që na kanë marrë (qëmoti) krahinën jugore, por tashti madje edhe kryeqytetin tonë e kanë zhvendosur në këtë shtet.
Për përdorimin e web faqes së pari duhet shkruar emrin e shtetit dhe qytetit, që janë pikë nisëse, kurse fusha tjetër është për destinacionin e dëshiruar.
Në fushën fillestare kemi shkruar Hag, Holandia, kurse si destinacion përfundimtar Beograd, Serbia.
Kur paraqitet rezultati, si destinacion është shkruar Beograd, Kosovo! Për Serbinë asnjë gjurmë, përfundon Kuriri këtë storje të dhimbshme për serbët.