Hillary Clinton uron myslimanët e Kosovës për festën e Bajramit
Prishtinë, 5 nëntor - Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dërguar urime Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Zonja Clinton ka përgëzuar përmes Ministrit Hoxhaj të gjithë myslimanët kosovarë për festën e Bajramit, duke uruar që këtë festë ta kalojnë në paqe dhe të gëzuar.
Festa e Kurban Bajramit, është një rast për të festuar, me çrast myslimanët bashkohen për të reflektuar mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe të komunitetit.