Hillary Clinton paralajmëroi largimin nga politika
Washington, 15 korrik - Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton paralajmëroi largimin nga skena politike amerikane në fund të mandatit të saj si kryediplomatja e SHBA-së.
Lajmi u njoftua nga vetë Klinton gjatë një interviste për BBC-në.
Jam e lodhur duke i rënë botës rreth e përqark. Dua të kaloj më shumë kohë me miqtë e mi, familjen time dhe miqtë e mi. Boll më me udhëtimet, është shprehur Clinton.