Hillary Clinton nominohet për Presidente
Në shenjë uniteti, ish-rivali i saj brenda partisë, Senatori Bernie Sanders, pasi u dëgjuan votat e 2382 delegatëve mori mikrofonin dhe kërkoi që të pezulloheshin procedurat e mëtejshme duke e deklaruar ish-Zonjën e Parë si të nominuarën e demokratëve.
Hillary do të na bëjë ne më të fortë së bashku. Ju e dini këtë sepse ajo e kaloi gjithë jetën duke e bërë këtë. Shpresoj se ju do ta zgjedhni atë, tha Bill Clinton, në fjalimin e tij sot herët në mëngjes në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Filadelfia.
Nominimi i Hillary Clinton u bë pas një dite me tensione në konventën e demokratëve, ku mbështetësit e Sanders e vësrshëllyen ish-Secretarial, ndërsa kërkuan që i preferuari i tyre të jetë i nominuari i demorkatëve.
Konventa i filloi punimet mes një skandali që detyroi kryetaren e partisë të jepte dorëheqjen si dhe në akuza për përfshirje të shërbimeve sekrete ruse në vjedhjen e email-eve të partisë që u bënë publike nga Wikileaks.