11 Janar 2025

Hillary Clinton lëshohet nga spitalin

New York, 3 janar - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka lënë spitalin e New Yorkut ku ishte shtruar më 30 dhjetor, pasi kishte pësuar një trombozë.

Pas një misteri të vogël ka mbërritur edhe konfirmimi i Departamentit të Shtetit, sipas të cilit mjekët kanë konstatuar se zonja Clinton po bën përmirësime dhe bësojnë në një shërim të plotë.

“Ajo po pret me padurim të kthehet në punë”, ka deklaruar zëdhënësi Philippe Reines, pa saktësuar se kur ky kthim do të ndodhë.

Fillimisht zonja Clinton u shfaq teksa dilte nga spitali e shoqëruar nga bashkëshorti Bill dhe e bija Chelsea dhe të hipte më pas në një makinë.

Por më vonë u mësua se ajo kishte shkuar në një ndërtesë tjetër të kompleksit spitalor për t’iu nënshtruar një tjetër rezonance magnetike. Në fund, konfirmimi zyrtar sqaroi zërat.

“Jam e gëzuar që mamaja ime ka dalë nga spitali dhe po kthehet në shtëpi. Gjithashtu, jam e gëzuar për faktin se mjekët thanë se ajo do të rekuperohet plotësisht”, ka shkruar në Twitter e bija Chelsea.

Frika për shëndetin e sekretares së Shtetit u shtua ditën e hënë, kur u bë e ditur se mpiksja e gjakut që shkaktoi shtrimin e saj në spital ishte verifikuar në zonën mes trurit dhe kafkës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)