Hillary Clinton goditet me këpucë
Las Vegas, 11 prill - Një grua në Las Vegas ka goditur me këpucë Hillary Clinton, gjatë një fjalimi që kjo e fundit po mbante për riciklimin e metaleve.
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit ka reaguar menjëherë dhe fatmirësisht këpuca nuk e ka prekur atë. I njëjti gjest ndodhi në vitin 2008 kundër George W. Bush në Bagdad, i cili u godit me këpucë nga një iraken.
Gruaja, e cila kreu veprimin, u ndalua menjëherë nga rojet e sigurisë. Arsyet e këtij akti janë të paqarta.