23 Dhjetor 2024

Heqja e vizave për kosovarët varet prej qeverisë së ardhshme

Bruksel, 9 dhjetor - Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet në Kosovë të jenë të lira dhe demokratike dhe pa manipulime, ka thënë raportuesja e PE për Kosovën, Ulrike Lunacek.

Në një intersitë dhënë për Deutche Welle ajo ka theksuar se zgjedhjet janë të një rëndësie të madhe, sepse janë zgjedhjet e para parlamentare prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"Për ne është me rëndësi se kush do të fitojë shumicën dhe a do të jetë në gjendje t'i zbatojë  kërkesat e Bashkimit Evropian, e jo vetëm të nxjerrë ligje të reja. Ligje ka mjaft, por këto ligje nuk janë zbatuar në shumë pika", ka theksuar Lunacek.

"Sikur të pyetësha unë, apo Parlamenti Evropian, ky problem më nuk do të ekzistonte dhe qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtonin pa viza."

Për fat të keq sipas saj disa vende anëtare, në veçanti ministrat e tyre të brendshëm, thonë se nuk duhet bërë asnjë hap më shumë.

"Unë kërkoj prej Komisionit dhe Këshillit të Evropës që me Kosovën menjëherë të fillojë dialogu për këtë çështje."
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)