11 Janar 2025

Heqja e strukturave paralele serbe në veri, e domosdoshme

Prishtinë, 21 mars - Shefi i delegacionit të Bundestagut gjerman, Andres Shokenhof ka deklaruar në Beograd  se marrëveshja për heqjen e  strukturave paralele serbe në veri të Kosovës është e domosdoshme.

Shokenhof ka porositur lidershipin serb që të tregojë “fleksibilitet maksimal dhe gatishmëri për kompromis me Prishtinën në lidhje me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe.

Po ashtu ai ka thënë se nevojiten një angazhim i mëtejshëm rreth implementimit të reformave të nevojshme. “Natyrisht të tregojë një vullnet të mirë që të ecet drejt një marrëveshjeje kyçe, përkatësisht drejt “një modeli të detyrueshëm për marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas RTK Shokenhof një intervistë për të përditshmen “Veçernje novosti” thotë: “Po e përsëris, nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë e presim gjatë negociatave për përafrim, kjo nuk është tani, për datën”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)