Henderson: Problemi i Kosovës, të mbetet ballkanik
Londër, 29 prill - Ish-Ministri britanik i Mbrojtjes Dag Henderson ka thënë se fuqitë e mëdha të botës nuk do të përfshihen në çështjen e Kosovës, pasi problemi i saj duhet të zgjidhet në Ballkan në mënyrë që të ketë marrëdhënie të qëndrueshme me të tjerët në Evropë.
Kryesisht mendohet që problemi i Kosovës duhet të zgjidhet në Ballkan, e pastaj si dhe ish-Jugosllavia, të ketë marrëdhënie stabile me të tjerët në Evropë. Tito këtë bëri para 40 vjetësh. Ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja me siguri duan një rajon stabil në Ballkan, thekson Henderson për gazetën serbe Danas.
Ai thekson se Serbia dhe Kosova duhet të njohin dallimet mes tyre dhe të mos e pengojnë njera-tjetrën për t,u integruar në Bashkimin Evropian.
Ai ka folur edhe për çështjen që fuqitë e mëdha e kanë njohur Kosovën ndërsa ishte protektorat i KB.
Ai theksoi se qorrsokakun patjetër duhet shpërthyer, apo se duhet dalë nga rruga pa krye dhe që Ballkani të jetë kolektivisht në rregull, përkatësisht që të ketë dobi nga mbrojtja e NAT0-s dh anëtarësimi në BE. Ky, shtoi ai, nuk fundi i procesit, por vetëm fillimi.