Hendbollistët e Maqedonisë brohoritje antishqiptare
Shkup, 20 janar - Hendbollistët e reprezentacionit të hendbollit të Maqedonisë kanë brohoritur dhe kënduar mbrëmë këngë raciste dhe antishqiptare pas përfundimit të përballjes me Çekinë.
Brohoritjet dhe kënga ofenduese kundër shqiptarëve u kënduan nga hendbollistët maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, të cilët u përfshinë në shoqërinë dhe festën me tifozët për të festuar fitoren në kuadër të Kampionatit evropian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon brohoritjet skandaloze të tifozëve të kombëtar së Maqedonisë në hendboll në ndeshjen e mbrëmshme me Çekinë, por edhe në ndeshjet e mëhershme në kampionatin evropian në hendboll që mbahet në Serbi.
Kjo lëvizje kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjës ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme.
Gjithashtu, shqiptarët presin që Federata e Maqedonisë në hendboll të dënon këto thirje raciste nga ana e lojtarëve dhe tifozëve. ZGJOHU! uron për suksesin e kombëtarës së Maqedonisë, por në asnjë rast nuk mund të pranojë shpërthime të Albanofobisë që janë rezultat i pasigurisë në identitetin personal të grupës së izoluar që shkaktoi këtë skandal dhe fton të gjithë punonjësit e sportit si dhe mediat të dënojnë këtë sjellje në mënyrë që të parandalohet përsëritja, thekson Lëvizja ZGJOHU, raporton Ina.
Sipas ZGJOHU!, derisa në Nish shkruhen parulla nga ana e serbëve që Maqedonia është tokë serbe dhe po të njejtët provokojnë Maqedoninë me flamuj grek dhe nuk e njohin kishën ortodokse të Maqedonisë, gjersa Greqia mohon identitetin e maqedonasve bashkë me emrin e vendit, gjersa Bulgaria mohon gjuhën dhe historinë si dhe thotë që Maqedonia është vendi më romantik u Bulgarisë, tifozët e Maqedonisë mllefin e pakuptueshëm e drejtojnë drejt shqiptarëve edhepse luajnë me Suedinë, Gjermaninë, Çekinë.
Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll është i pastër etnikisht nga lojtarë maqedonas dhe pa ndonjë lojtarë të komuniteteve tjera.