Hejg: Serbia duhet t'i kthehet dialogut

Londër, 18 nëntor - Ministri i jashtëm britanik, William Hejg ka thënë se Serbia duhet ti kthehet dialogut sa më parë dhe që sinqerisht të zbatojë në jetë marrëveshjet e arritura deri tashti me Prishtinën.
"Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe anëtarët e qeverisë serbe na kanë bindur se Serbia ka ndërmend ta bëjë këtë, ka thënë Hejg.
"Ne kemi përshëndetur këto bindje, por kryeministri David Cameroon dhe unë gjithashtu kemi qenë të qartë se është e nevojshme të shihet përkushtimi për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për Kosovën, zgjidhje që duhet të fillojnë të shtrihen më tutje në muajin e ardhshëm", tha ka thënë Hague në një intervistë për gazetën serbe Blic.
Ai ka shtuar se dëshmimi i këtij përkushtimi nëpërmjet zbatimit në jetë të marrëveshjeve ekzistuese, angazhimi konstruktiv për arritjen e marrëveshjeve të reja, si dhe shprehja e gatishmërisë për të nisur zgjidhja e disa prej çështjeve të rënda në veri të Kosovës, do të jenë kyçe për t u bindur të gjitha vendet anëtare të BE-së .
Pas takimit të djeshëm të presidentit serb me kryeministrin britanik, shefi i diplomacisë britanike theksoi se është me rëndësi kyçe jo vetëm vazhdimi i dialogut, por edhe zbatimi në jetë i marrëveshjeve, e veçmas i lëvizjes së lirë, do të jetë pjesë e kornizës në bazë të së cilës Britania dhe vendet e tjera të BE-së do të vlerësojnë përkushtimin, përparimin dhe qëllimet e Serbisë në fushën e bashkëpunimit rajonal.