Hejg përshëndet përparimin e normalizimit të marrëdhënieve
Beograd, 27 maj - Shefi i diplomacisë britanike, William Hejg, në prag të vizitës në Beograd, përshëndeti përparimin në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas të përditshmes serbe Danas, Hejg ka theksuar se Vetëm përparimi i vërtetë në terren do të jetë garanci për vazhdimin e përparimit drejt së ardhmes dhe anëtarësimit në BE, si dhe sigurinë dhe stabilitetin për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.