06 Janar 2025

Haxhinasto: Situata në veri të Mitrovicës shqetësuese

Tiranë, 14 dhjetor - Për herë të dytë brenda një jave Serbia refuzon ftesën shqiptare për të marrë pjesë në Adriatik 5.Ndërsa ministri serb Vuk Jeremiç ka nuk ka preferuar të udhëtojë drejt Tiranës ministri shqiptar Edmond Haxhinasto e cilësoi si sfidë të rëndësishme zgjidhjen e situatës në veri të Mitrovicës.

Sipas tij situata në veri të Mitrovicës është shqetësuese për sigurinë në rajon dhe vendet e Kartës së Adriatikut mirëpresin çdo hap për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve për qetësimin e situatës. Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi gjithashtu se në takim është mirëpritur edhe realizimi i një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e kufijve.

“Ne shprehëm mendimin tonë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje e përqafimit të vlerave themelore të integrimit europin si dhe të anëtarëismit në NATO” ka theksuar Haxhinasto.

Në takimin Adriatik 5 shefat e diplomacisë Ballkanase kanë shtruar nevojën e një bashkpunimi më të madh që i gjithë rajoni të jetë i bashkuar rreth Aleancës Atlantike të Veriut. Sipas James Aputharai dyert e kësaj aleance do të hapen së shpejti për rajonin.

Pas takimeve ministri Haxhinasto nënshkroi marrëveshje me homologun e Maqedonisë dhe Malit t Zi për lëvizjen e lirë midis vendeve. Tashmë kalimi në të dyja anët e kufirit maqedonas dhe malazez do të realizohet vetëm me karta identiteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)