Haxhinasto: Rezoluta e PE-së, me rëndësi për Kosovën
Tiranë, 25 janar - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto gjatë një konference për shtyp ka përshëndetur rezolutën e Parlamentit Europian për Kosovën.
Ai deklaruar se vendimi i PE-së konsiston në punën e mirë e realizuar nga qeveria e Kosovës por shtoi se Kosovës i mbeten edhe shumë punë për të bërë për procesin e integrimit.
Ky moment është i rëndësishëm për Kosovën dhe do të jetë një nxitje për ato vënde që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, në mënyrë që numri i njohjeve të rritet. Rezoluta e PE-së është një ditë e rëndësishme për qeverinë dhe popullin e Kosovës ka theksuar Haxhinasto.
I pyetur në lidhje se kur do t`i liberalizohen vizat Kosovës, Haxhinasto theksoi se këto precedura nuk kanë kufi kohor por varen nga standartet e arritura.
Këto procedura nuk kanë kufi kohor pasi kufirin e përcakton dinamika e zhvillimeve të standarteve të nevojshme ka theksuar më tej Haxhinasto
Gjithashtu kryediplomatik shqiptar përshëndeti edhe emërimin e Samuel Zbogarin si Përfaqësues Special të BE në Kosovë ndërsa ka shtuar se emërimi i tij tregon edhe përkushtimin e BE-së për proceset në Kosovë.