26 Dhjetor 2024

Haxhinasto kundër Tadiç

Tiranë, 9 qershor - Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto në një intervistë për radion DW i ka dhënë përgjigje deklaratave të presidentit serb, Boris Tadiç për ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Zoti Haxhinasto shprehet se Shqiperia e Madhe nuk është në axhendën e Tiranës zyrtare dhe as të shqiptarëve n tërësi.

“Kjo tezë s’mund të jetë teza e shqiptarëve, por është teza e atyre që nuk dëshirojnë që shqiptarët në të gjitha vendet ku ata jetojnë sot, të jenë pjesë konstruktive e proceseve integruese e të gjitha vendeve të rajonit”, tha ministri Haxhinasto.

Gjatë një intervistë për një revistë gjermane, presidenti serb, Boris Tadiç, duke iu referuar idesë së Shqipërisë së Madhe tha se një marrëveshje në bazë të së cilës të gjitha palët të marrin dicka, që krijon një zgjidhje të qendrueshme, paqe dhe stabilitet mund të jetë për të gjitha palët jashtëzakonisht e dobishme.

Sipas kryediplomatit shqiptar, zgjidhja është integrimi europian për të gjitha vendet e rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)