23 Dhjetor 2024

Haxhinasto: Kosova të përfshihet në nismat rajonale

Tiranë, 14 janar - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Senatorin Alfredo Mantica, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet e shkëlqyera politike e të gjithanshme me Italinë, ecuria e Nismës Adriatiko-Joniane si dhe zhvillimet në rajon, etj.

Në qendër të këtij diskutimi ishte projekti për hartimin e Strategjisë Evropiane të Makro-Rajonit Adriatiko-Jonian.

Me këtë rast, Senatori Mantica ftoi palën shqiptare për të marrë pjesë në takimin që do të organizohet në datën 25 janar 2011, në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, ku do të diskutohet gjerësisht mbi këtë projekt të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal.

 Ministri Haxhinasto nga ana e tij shprehu mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për fuqizimin e veprimtarisë së përbashkët në kuadër të Nismave rajonale.

Në këtë kontekst, ai vlerësoi veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë me Italinë, i cili do të ndihmojë në procesin e përmbushjes së standardeve drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

Ministri Haxhinasto theksoi se Kosova duhet të angazhohet në nismat rajonale, pasi kështu rajoni do kualifikohet më shpejt për integrimin e tij evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)