Haxhinasto: Kosova në bisedime si shtet sovran

Tiranë, 1 prill - Zëvendës kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, deklaroi se Kosova në bisedime me Serbinë ulet si shtet sovran.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që kishte me homologen e tij nga Kosova, Edita Tahiri që është edhe shefe e delegacionit kosovar për bisedime.
Thelbi i raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës qëndron në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe atij në kuadrin e integrimeve të përbashkëta evropiane, ishte ky qëndrim i përbashkët i zv/kryeministres Edita Tahiri dhe homologut të saj nga Shqipëria Edmond Haxhinasto.
Duke i mirëpritur bisedimet Kosovë-Serbi, Haxhinasto theksoi se në këto bisedime, Kosova ulet si shtet sovran. Ndërkaq, Tahiri ritheksoi se sa i përket bisedimeve me Serbinë, ato nuk do të marrin karakter tjetër, përveç atij teknik.