18 Maj 2024

Haxhinasto: Kosova ka kontribuar për paqe dhe stabilitet rajonal

Vilnius, 7 dhjetor - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në punimet e Mbledhjes së 18-të Ministeriale të OSBE-së, të zhvilluar në Vilnius të Lituanisë.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se në fjalën e tij Haxhinasto informoi vendet pjesëmarrëse se Shqipëria ka treguar se mund të marrë rolin udhëheqës për të punuar “për paqen dhe sigurinë në një rajon historikisht të vështirë si Ballkani Perëndimor”.

Duke u ndalur tek Kosova, Haxhinasto shprehu mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpriti marrëveshjen e fundit mbi menaxhimin e integruar të kufijve dhe bëri thirrje për një zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura mes palëve.

"Pavarësia e Kosovës, e deklaruar në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, ka kontribuar pa dyshim për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ofron një mundësi pajtimi për serbët dhe shqiptarët", ka thënë Haxhinasto.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)