Haxhinasto: Kosova drejt sovranitetit të plotë
Tiranë, 28 janar - Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, pas një takimi me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi dhe Galip Beqiri ka deklaruar se Kosova po ndërmerr hapa të rinj drejt sovranitetit të plotë, por njëkohësisht realizon të gjitha përgjegjësitë që ka për të konkluduar një proces dialogu me Serbinë me gjithë tërësinë e çështjeve që mbeten akoma për tu zgjidhur.
Ministri i Jashtëm shqiptar ka pohuar se ajo që është e rëndësishme është që Kosova po ndërmerr hapa të rinj drejt sovranitetit të saj, drejt sovranitetit të plotë dhe kjo duhet përshëndetur.
\"Por ndërkohë ajo realizon të gjitha përgjegjësitë që ka për të konkluduar një proces dialogu me Serbinë me gjithë tërësinë e çështjeve që mbeten akoma për tu zgjidhur.