Haxhinasto i kërkon Brazilit njohjen e Kosovës
Rio de Zhenerio, 27 tetor - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto i ka kërkuar Brazilit të rikonsiderojë mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se e ardhmja e vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian.
Ai ia përcolli këtë kërkesë zëvendëspresidentit të Republikës Federative të Brazilit, Michel Miguel Elias Temer Lulia.
Ministri Haxhinasto tha se pavarësia e Kosovës ka forcuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Në vizitën e tij në Brazil, shefi i diplomacisë shqiptare u takua edhe me kreun e komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes në senat, senatorin Fernando Collor, me të cilin ka folur edhe për rritjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy shteteve.