09 Janar 2025

Haxhinasto: Disa shtete aziatike drejt njohjes së Kosovës

Tiranë, 12 mars - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto thotë se disa shtete aziatike po lëvizin drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. 
 
Ai përmend Sulltanatin e Bruneit dhe Tajlandën. Në një intervistë për Express, Haxhinasto thotë se marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale, e ka forcuar pozicionin e shtetit të ri në raport me BE-në.

Haxhinasto ka treguar se posa është kthyer nga Azia Juglindore dhe atje ka parë lëvizje të shteteve që pritet ta njohin Kosovën.

“Mund të them se Sulltanati i Bruneit u shpreh shumë qartë, duke thënë se nuk ka asnjë pengesë që të njohin Kosovën dhe sigurisht ky është një angazhim serioz nga ana e këtij shteti dhe jam i bindur se në ditët e ardhshme do të kemi zhvillime pozitive”, ka paralajmëruar Haxhinasto.

Veç kësaj, ai ka bërë të ditur se tashmë tajlandezët kanë bërë hapin e parë drejt njohjes së Prishtinës, ngaqë kanë pranuar pasaportat e Republikë së Kosovës.

“Po kështu edhe në Tajlandë u shprehën shumë qartë se Tajlanda do të ndërmarrë hapa gradualë drejt njohjes së Kosovës dhe një hap i tillë i rëndësishëm ishte për shembull njohja e pasaportave dhe lejimi i qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë si shtetas të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)