Hawaii goditet nga tërmeti 6.9 ballë më i fuqishëm që nga viti 1975

Hawaii, 5 maj - Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë ka tronditur ishullin kryesor të Hawaii-t, duke lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike.
Deri më tani nuk ka njoftime për dëmtime të konsiderueshme.
Tërmeti që goditi Hawaii-n, u shoqërua gjithashtu me shpërthimin e vazhdueshëm të vullkanit Kilauea.
Tërmeti me magnitudë 6.9 ballë është më i madhi që ka
goditur Hawai-n që nga viti 1975, kur një tërmet me magnitudë 7.1 ballë vrau dy persona.
Tërmeti i së premtes ishte i përqëndruar pothuajse në të njëjtën vendndodhje me atë që goditi ishullin 43 vjetë më parë.