Haradinaj vazhdon vizitën në Gjermani
Berlin , 15 maj - Në ditën e tretë vizitës në Gjermani, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarët gjermanë.
Fillimisht ai do të pritet nga Kryetari i Bundestagut, Norbert Lammert ndërsa do të zhvillojë një takim edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me të emëruarin e Ministrit Guido Vestervelle për Ballkanin, Nikolaus Lambsdorf.
Ndërsa dje përvec takimeve me zyrtarët gjerman, Haradinaj mbajti një fjalim në hapësirat e fondacionit, Robert Bosch, ku shpalosi vizionin e tij për Kosovën në rrugën e saj evropiane.