03 Maj 2025

Haradinaj u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry

Washington, 7 shkurt - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga nënkryetari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gjini, morën pjesë ne ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, ku fjalën kryesore e pati Presidenti i ShBA-së, Barack Obama.

Gjatë ceremonisë, kryetari Haradinaj u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, të cilin e falënderoi për rolin tepër të rëndëësishëm për Kosovën për shumë vite dhe shkëmbeu mendime për të ardhmen e Kosovës.

Kryetari Haradinaj, gjatë ditës është takuar, në takime të ndara, edhe me Zv.Ndihmës-Sekretarin Amerikan, Hoyt Yee dhe me Drejtorin për Çështjet e Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.

Në këto takime u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe për perspektiven e Kosovës pas zgjedhjeve që do të mbahen në këtë vit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur një takim edhe me Kongresistin Eliot Engel, ku gjithahstu është biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe për perspektivat e Kosovës.

Kryetari Haradinaj u prit miqësisht edhe nga gjenerali Ëesley Clark, me të cilin shkëmbyen kujtime nga koha e luftës së Kosovës, si dhe u bisedua për të ardhmen politike e ekonomike të Kosovës.

Sot, gjatë ditës Kryetari Haradinaj, ka pranur edhe një letër nga senatori amerikan, Bob Dol, në të cilën mes tjerash Senatori Dol, falënderon kryetarin Haradinaj për udhëheqjen e jashtëzakonshme me shkallë botërore si dhe për arritjen e rezultatetve të prekshme në zhvillimin demokratik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)