Haradinaj merr pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor
Prishtinë, 5 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron në Poznan të Polonisë, dhe do të marrë pjesë në sesionin plenar të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ky që rrjedh nga Procesi i Berlinit.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, gjatë sesionit plenar, do të mbajë edhe një fjalim ku të do paraqes rëndësinë që ka ky samit për Kosovën, por edhe për të ardhmen e Evropës, për prosperitetin e përbashkët rajonal.
Në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, si dhe kryeministra të tjerë të shteteve evropiane dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohet për çështjet e rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal.