Hapet Forumi i Davosit
Davos, 15 shtator - Dje është hapur Forumi i Davosit për vitin 2011 ku më shumë se 1600 përfaqësues dhe dijetarë të fushave të ndryshme nga më shumë se 90 vende e rajone të botës u mblodhën në qytetin bregdetar Dalian, në veri të Kinës, për të diskutuar mbi përmirësimin e cilësisë ekomomike dhe trajtimin e krizës ekonomike botërore.
Kryeminsitri kinez, Wen Jiabao, gjatë fjalimit në ceremoninë e hapjes theksoi- \"Zhvillimi i Kinës dhe zhvillimi i gjithë botës janë të pandashme.
Kina ka besim se, ekonomia e saj do të ketë zhvillim afatgjatë, në nivelin më të lartë dhe me cilësinë më të mirë. Kina do të bëhet forcë shtytëse për ekonominë ndërkombëtare që të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të balancuar.