12 Janar 2025

Hapen negociatat për MSA me Kosovën

Bruksel, 22 prill - Komisioni Europian (KE) miratoi rekomandimet e vendeve anetare për të hapur negociatat për Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën.

Në raportin e përbashket të Parlamentit dhe Këshillit Europian shkruhet se prej dhjetorit të vitit 2012, Kosova përmbushi të gjithë përparesitë afat-shkurtra në studimin e fizibilitetit.

"Kosova - shkruhet në raport- tregoi angazhimin në luften kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po keshtu, Kosova ka ndërmarrë disa hapa per nje permiresim te dukshem dhe te qendrueshem te dialogut me Serbine, ne perputhje me konkluzionet e Keshillit te dhjetorit 2012".

Nga ana tjetër, Komisioni Europian rekomandaoi edhe nisjen e bisedimeve per anëtaresimin e Serbisë në Bashkimin Europian: “Komisioni vlereson se Serbia permbushi perparesit kyce ne marrjen e hapave drejt permiresimit te dukshem dhe te qendrueshem te marredhenieve me Kosove. Për ketë arsye Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Serbine për anëtaresimin ne Bashkimin Europian”.

Komisioni Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë kanë lëshuar sot raporte të përbashkëta për progresin e arritur në përpjekjet për integrim të bëra nga Serbia dhe Kosova, tri ditë pasi Beogradi dhe Prishtina arritën një marrëveshje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Arkitektja e kësaj marrëveshje, përfaqësues së Lartë e BE-së për Politike të Jashtme Catherine Ashton, ka raportuar sot para ministrave të jashtëm të Bashkimit evropian rreth marrëveshjes së arritur mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo u ka kërkuar shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së që Serbisë t’i jepet datat e fillimit të negociatave ndërsa Kosovës t’i mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Ashton ka thënë se rekomandimet për Kosovën dhe Serbinë shënojnë një shkëputje vendimtare nga e kaluara dhe një hap drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Ajo ka thënë se liderët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë nderim për guximin dhe vizionin e tyre për të arritur te kjo marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)