11 Janar 2025

Haliti e Dërguti lobojnë për shfuqizimin e amendamenteve nga Serbia

Strasburg, 28 janar - Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga nën-kryetarët Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti po merr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të Rregullt 2016 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Gjatë kësaj kohe, delegacioni i Kuvendi të Kosovës është takuar me delegacione të ndryshme nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Italia, Franca, Turqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria.

Temat e takimeve janë zhvilluar kryesisht lidhur me votimin e rezolutës me temë ‘Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës’ me raportues Agustin Conde.

Duke pas parasysh që Kuvendi i Kosovës nuk gëzon status të anëtarit në këtë institucion, delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka lobuar fuqimisht që përmes delegacioneve tjera të paraqet amandamentet të cilat synojnë të shfuqizojnë amandamentet e Serbisë.

Amandamentet do të propozohen dhe argumentohen nga delegacioni i Shqipërisë dhe Suedisë.

Ndërsa delegacionet tjera kanë konfirmuar që do të mbështesin Kosovën në ço hap të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me synim që raporti që del nga Këshilli i Evropës të tregojë situatën reale në Kosovë. 

Rezoluta për Kosovën, fillimisht është diskutuar sot në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci, dhe pas debatit do të votohet në sesion.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)