07 Maj 2025

Halimi kërkon shpjegim nga Serbia për regjistrim

Beograd, 27 dhjetor - Deputeti i pavarur shqiptar në Kuvendin e Serbisë Riza Halimi ka kërkuar nga përafaqsuesit e Qeverisë së Serbisë që të shpjegoj në cilën mënyrë do të zbatojë regjistrimin e jashtëzakonshëm të banorëve në Bujnaoc, Preshevë dhe Medvegjë, të planifikuar gjatë vitit 2014.

Në pjesën e seancës së parlamentit kur deputetët paraqesin pyetjet qeverisë , Halimi ka kërkuar nga qeveria të shpjegoj se si do të regjistrohen intern të zhvendosurit nga vitit 1999 deri në Maj të vitit 2001,sikurse dhe gjatë konfliktit të armatosur në Zonë operative tokësore kah Kosova, përkatësisht at që janë ende në territorin e Kosovës, meqë deri më tashti nuk janë siguruar kushte minimale për tu kthyer.

Halimi vlerësoi s e fjala është për një problematik të ndjeshme, dhe ka ndarë çështjen e regjistrimit të banorëve nga jugu i Serbisë që nuk do të jenë në vendbanimet gjatë kohës s ë regjistrimit meq kërkojnë azil në vendetë e BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)