Hakohen televizionet ruse gjatë paradës, thirrje kundër luftës
Moskë, 9 maj - Një hakim i madh i orareve të televizioneve ruse bëri që miliona njerëz të shikonin mesazhin se “gjaku i ukrainasve ishte në duart e rusëve.”
Thirrja “Jo luftës” erdhi ndërsa rusët po përgatiteshin për të parë paradën vjetore të Ditës së Fitores në Sheshin e kuq të kryesuar nga Vladimr Putin.
Hakerat shfaqën mesazhin në kanale të ndryshme të transmetuara nga operatori celular MTS, NVT Plus , Rostelecim dhe Wink.
Një mbishkrim u shfaq mbi ekrane te hakuara ku shkruhej: “Gjaku i mijëra ukrainasve dhe qindra fëmijëve të tyre është në duart tuaja. Televizioni dhe autoritet gënjejnë. Jo luftës.”
Putin mori pjesë në Paradën Vjetore të Ditës së Fitores më 9 maj, ditë kur shënohet përvjetori i fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Në fjalimin e tij presidenti rus tha se lufta në Ukrainë ishte e nevojshme sepse Perëndimi “po përgatitej të pushtonte Rusinë.”
Por deri më tani, një deklaratë e shumëpritur e luftës së përgjithshme ndaj Ukrainës ka dështuar të materializohet, shkruan The Sun.
Shfaqja ajrore që përfshin avionin e tij bërthamor të Doomsday u anulua papritur në minutën e fundit në Moskë për shkak të motit të keq.
Por ka pasur spekulime se ishte për arsye sigurie dhe frikë nga sulmet ndaj avionëve.