23 Dhjetor 2024

Haiti goditet nga një tjetër tërmet, numri i viktimave shkon në 2189

Port-au-Prince, 19 gusht - Një tërmet tjetër goditi ndërtesat të mbrëmë vonë në qytetin jugor të Haitit, Les Cayes, tha një dëshmitar i Reuters.

Goditjet erdhën vetëm disa ditë pasi një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.2 rihter vrau pothuajse 2.200 njerëz në të gjithë vendin e Karaibeve dhe plagosi mijëra të tjerë.

Një oficer policie në patrullim në Les Cayes tha se nuk kishte raporte të menjëhershme për vdekje ose dëme të mëtejshme në rajon.

Përtej qytetit bregdetar, familjet flinin në rrugë.

Autoritetet Haitiane thanë mbremë vonë se numri zyrtar i vdekjeve nga tërmeti ishte rritur në 2,189.

Vendi më i varfër në Amerikë, Haiti është ende duke u shëruar nga një tërmet i vitit 2010 që vrau mbi 200,000 persona, shkruan Reuters.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)