22 Dhjetor 2024

Haiti: Dëmet vlerësohen në 11.5 miliardë dollarë

New York, 18 shkurt - Qeveria haitiane dhe agjencitë e ndihmave ndërkombëtare kanë vlerësuar se 11.5 miliardë dollarë do të jenë të nevojshme për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues në janar.

Ata thonë se paratë do të jenë të nevojshme për rregullim të plotë të vendit të varfër përveç rindërtimeve të ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.

Propozimet do tu prezantohen donatorëve në një konferencë të madhe për Haitin në Nju Jork në fund të marsit.

Ekspertët po punojnë për mbajtjen e një konferencë ndërkombëtare me politikanë, shkencëtarë dhe punonjës të ndihmës për rindërtimin e Haitit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)